23 Dhjetor 2024

MIN e gatshme të përkrahë zhvillimin e ekonomisë digjitale

Prishtinë, 7 mars – Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka thënë se rruga e më e rëndësishme për përmirësimin e bilancit tregtar të Republikës së Kosovës bëhet përmes eksportimit të shërbimeve që ofrojnë të rinjtë dhe të rejat që kanë ide dhe të cilët nuk duhet të pengohen, por duhet të ndihmohen në realizimin e ideve të tyre.

Këto komente ministri Beqaj i bëri gjatë vizitës në “Vision Agency”, ku ka takuar stafin e kësaj kompani dhe ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e saj, në lidhje me programet e kompanisë, zhvillimin e saj, si dhe për mundësitë e mbështetjes nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Përkrahja nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk do të mungojë që Kosova të bëhet faktor rajonal dhe besoj edhe ndërkombëtar, në kuptimin e ekonomisë digjitale dhe shfrytëzimit të teknologjisë informative me qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe aktivizimin ekonomik sa më shumë të IT-së”, tha ndër të tjera ministri Beqaj.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë “Vision Agency”, Mendim Mustafa, e falënderoi ministrin Beqaj për vizitën dhe e njoftoi atë me profilin e kompanisë dhe me programet që ajo realizon.

“Vison Agency merret me fushën e ofrimit të shërbimeve të teknologjisë, prej zhvillimit të web-it, në sigurinë e të dhënave dhe menaxhimit të serverëve, ndërsa projektet e tona për të ardhmen janë digjitalizimi i ideve dhe digjitalizimin i Kosovës”, tha z. Musatafa.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)