Miliona përdorues të Internetit u dëmtuan nga sulmi i hakerëve
New York,, 28 mars - Miliona përdorues të Internetit në mbarë botën përjetuan probleme serioze me përdorimin e rrjeteve të Internetit për shkak të sulmit të hakerëve.
Në veçanti, ditën e mërkurë u vrojtuan ndërprerje të vazhdueshme në sistemin e aksesit në një sërë faqesh Interneti si dhe u ul shpejtësia e Internetit.
Problemet me Internetin filluan pasi kompania Spamhaus e bazuar në Gjenevë, e cila merret me luftën kundër Spam-eve, renditi përkohësisht burimin holandez CyberBunker në listën e zezë të faqeve spam.
Pas kësaj filluan sulmet në Rrjet. Hakerët sulmuan vendet e shkëmbimit të trafikut në Internet në mbarë botën.