Miliarderi Alisher Usmanov u bë aksionar i Apple
New York, 2 maj - Qytetari më i pasur rus, biznesmeni Alisher Usmanov, investoi 100 milionë dollarë në aksionet e kompanisë Apple, pas investimeve të suksesshme në Facebook.
\"Unë besoj në të ardhmen e kësaj kompanie madje edhe pas vdekjes së Steve Jobs - tha miliarderi 59-vjeçar.
- Kur kompania humbi 100 miliardë dollarë të vlerës së vet të tregut, erdhi koha e duhur për të blerë aksionet e saj\".
Ai vuri gjithashtu në dukje se pret rritjen e kapitalizimit të kompanisë.