Mikrosoft fillon sisteme të reja operuese për telefonat mobil
SHBA, 14 tetor - Kompania Mikrosoft e di se telefonat celularë janë në qendër të zhvillimit tani, dhe ka vendosur të marrë pjesë në këtë treg.
Pas disa vitesh rënieje në shitjet e telefonave me softuerin Uindous Mobile të Mikrosoftit, kompania po fillon një rrugë të re me sisteme krejtësisht të reja operuese për telefonat.
Celularët e rinj do të konkurojnë me telefonin shumë popullor iPhone të kompanisë Apple dhe me telefonat që punojnë me sistemin operues Android të kompanisë Google Inc.
Telefoni i parë me Windows Phone 7 do të jetë Samsung Fokus i cili do të dalë në dyqanet e AT&T në Shtetet e Bashkuara me 8 nëntor dhe do të shitet për 200 dollarë me një kontratë dy-vjeçare.
Pas tij do të jenë dy telefona të tjerë për AT&T, të prodhuar ngna LG Electrionics Inc. Dhe HTC Corp., si dhe një tjetër për kompaninë celulate T-Mobile të prodhuar po nga HTC.