22 Dhjetor 2024

Mijëra imazhe të infektuara në Google

SHBA, 10 maj - Fotoja e një maceje që lëpin një lëpirëse, të cilën ju mund ta keni gjetur në Google Images, mund të jetë e infektuar.

Sipas SANS Internet Storm Center, një numër fotosh nga Google Images, në fakt janë të infektuara me viruse që i keqdrejtojnë përdoruesit në faqe të cilat përpiqen të shesin një anti-virus të rremë dhe bëjnë që përdoruesit të besojnë se duhet të shkarkojnë programin për të shmangur viruset.

Mashtruesit përdorin fotografi nga uebfaqe të tjera në mënyrë që imazhet të duken të ligjshme.

Kur një përdorues klikon në një ikonë, shfletuesi i tij/saj dërgon një kërkesë në faqen e infektuar, që më pas inicializon shkrimin nga hakeri dhe pastaj i ridrejton në faqen që kërkon të shesë program kundër infektimeve.

SANS mendon se ka mbi 5,000 faqe të hakuara, ku Google bën një referim prej më tepër se gjysmë milion vizitash në ditë në këto faqe të rreme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)