Microsoft zyrtarizon blerjen e Skype
New York, 17 tetor - Microsoft dhe Skype janë një, pasi që marrëveshja e blerjes e paralajmëruar disa muaj më parë është zyrtarizuar dhe ekipet ligjore e kanë kompletuar.
Microsoft mbylli blerjen e Skype, duke kompletuar në këtë formë pagesën prej 8.5 miliard dollarë që ishte udhëhequr nga grupi investitor SilverLake.
Sipas kompanive, Microsoft dhe Skype do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në caqet e tyre të shkëmbyera duke lidhur njerëz përgjatë pajisjeve të ndryshme dhe duke përshpejtuar të gjitha tentimeve e kompanive për të transformuar komunikimet në kohë reale për konsumatorë dhe biznese.
Përfundimi i blerjes gjithashtu shënon shpalosjen zyrtare të Skype si një divizon i ri i biznesit të Microsoft.
Skype CEO, Tony Bates do të marr titullin e presidentit të Skype Division pranë Microsoft, duke raportuar drejtpërsëdrejti tek Ballmer.
Divizioni i Skype do të vazhdojë të ofrojë produktet e tanishme tek miliona përdoruesit e saj anembanë botës.