Microsoft, zgjidh problemet me Hotmail
New York, 5 janar - Janë zgjidhur problemet që gjatë fundjavës kishin vënë në vështirësi mijëra përdorues të Hotmail, shërbimi i postës elektronike falas i Microsoft.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, duke kërkuar falje për problemet e shkaktuara nga keqfunksionimi.
Sipas Microsoft, më shumë se 17 mijë përdorues nuk arrinin të hynin në postën e tyre elektronike.
Problemi mendohet të ketë ndodhur për shkak të mbingarkesës së disa serverave.