Microsoft zbulon modelin e ri të telefonit, Lumia 830

New York, 3 korrik - Microsoft zbulon modelin e ri të telefonit, Lumia 830Sa i përket prezantimeve të modeleve të reja të telefonave, Microsoft ka qenë mjaft e heshtur që nga blerja e kompanisë Nokia.
Në fakt, njëri ndër modelet e vetme të lançuara nga Microsoft ka qenë Nokia X2 modelin e bazuar në sistemin operativ Android, por me ndërfaqe të personalizuar të platformës mobile të Microsoft.
Megjithatë, thashethemet e reja pretendojnë se Microsoft është duke i përgatitur disa modele të reja të telefonave të linjës Lumia, dhe njëri prej tyre tani është prezantuar pjesërisht nga Microsoft, raporton BGR.
Faqja kineze WPDang ka zbuluar një seri të fotografive të modelit të ri të telefonit të Microsoft.
Edhe pse dihet shumë pak në lidhje me këtë model, sipas këtyre burimeve thuhet se modeli i ri i telefonit të bazuar në Windows Phone do të lancohet si Lumia 830, dhe gjykuar nga pamja mund të thuhet se mbështjellësi i këtij modeli të telefonit do të jetë prej metali dhe plastika, ngjashëm sikurse Lumia 925.