Microsoft, të ardhura rekord në tremujorin e parë 2010
SHBA, 26 prill - Fitime rekord për Microsoftin 3 mujorin e parë të vitit 2010. Grupi amerikan njoftoi se ka inkasuar gjithsej deri në 31 mars 14.50 miliardë dollarë.
Bëhet fjalë për një rritje prej 6 për qind në të ardhurat e grupit krahasuar me të njëjtën periudhe të 2009.
Fitimet i atribuohen në pjesën më të madhe suksesit të sistemit të ri operativ Windows 7.
Windows 7 vazhdon të jetë për ne një motor në kërkim. Në të njëjtën kohe kemi pasur një rritje të lartë edhe në fushat e tjera- shpjegon kreu i zyrës financiare të grupit Peter Klein.