Microsoft shënon humbjen e parë në historinë e tij
New York, 21 korrik - Gjigandi kompjuterik amerikan Microsoft ka regjistruar humbjen e parë në historinë e tij për shkak të zhvlerësimeve në divizionin e shërbimeve online.
Humbja erdhi pas zhvlerësimit të vlerës prej 6.2 miliardë dollarësh, që dështoi në sjelljen e përfitimeve të pritura nga Microsoft.
Ky veprim ka çuar në një humbje prej 492 milionë dollarë në tre muajt deri në fund të qershorit, krahasuar me një përfitim prej 5.9 miliardë të regjistruar vitin e kaluar.