Microsoft rrit fitimet për 31 për qind
New York, 29 prill - Kompania amerikane e softuerit \"Microsoft\" ka shënuar rritje të profitit në tremujorin e parë në saje të shitjes së paketës \"Office\".
Kompania ka realizuar fitim të përgjithshëm prej 5.2 miliardë dollarë, apo 31 përqind më shumë se në tremujorin e vitit 2010.
Rritje e të ardhurave është shënuar në fushat e shërbimeve në internet, si dhe në lojërat.
Nga ana tjetër, fitimet nga shitja e sistemit operacional \"Windows\" kanë rënë për 4 përqind.