Microsoft prezanton Skype Translator
Bëhet fjalë për një program që do të ndihmojë përdoruesit e tij që të flasin në distancë nëpërmjet Skype me persona në gjuhë tjetër. Programi përkthen me titra në anglisht atë që bashkëbiseduesi e thotë në gjuhën e tij.
Niveli i përkthimit vlerësohet mbi mesataren, por për momentin numri i gjuhëve që mundësohen nga ky shërbim është i kufizuar, po ashtu edhe vetë programi, që fillimisht do tu shitet përdoruesve mbi bazën e porosive dhe në një të ardhme të afërme pritet të lëshohet në internet kundrejt një pagese.
Për momentin Skype Translator mundësohet vetëm për përdoruesit me sistem operimi Windows 8.1, ndërsa përdoruesit e sistemeve të tjera duhet të presin edhe pak kohë.