Microsoft paraqet tabletin e ri "Surface Pro 3"

New York, 21 maj - Microsoft prezantoi të martën një version më të madh të tabletit Surface, tashmë një nga më të mëdhatë në treg duke vënë theksin në kapacitetin e saj në zëvendësimin e laptopëve.
Ekrani i tabletit të ri "Surface Pro 3" ka një diagonale prej 30,5 centimetrash, kundrejt 26,9 centimetra për versionin e mëparshëm (Surface Pro 2). Nga ana tjetër është është bërë më fine në 9,1 milimetra trashësi dhe nuk peshon veçse 800 gramë.
Ne dëshirojmë produkte dhe teknologji që tu mundësojnë njerëzve të endërrojnë dhe të kryejnë punë të ndryshme, theksoi gjatë prezantimit të pajisjes në Nju Jork, Satya Nadella.
Ne nuk do të ndërtojmë aparate për aparatet, komentoi ai.
Disa ekspertë kanë shprehur shqetësimin se Microsoft-i, i cili tradicionalisht furnizon kryesisht pajisje për fabrikuesit e kompjuterave, po vë në rrezik marrëdhëniet me ta duke nisur të prodhojë aparatet e tij.