Microsoft ndihmon qeveritë në përgjimet në Skype
New York, 29 qershor - Një patentë e re e Microsoft zbulon se kompania ka në plan të instalojë një mjet në Skype që do t′i lejojë qeveritë për të monitoruar komunikimet në Skype.
Patenta, e cila ishte plotësuar në dhjetor të 2009, tregon në detaje mjetet e regjistrimit që do t′i lejojnë qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për kapjen, monitorimin, regjistrimin dhe ruajtjen e thirrjeve dhe mesazheve të çastit të përdoruesve, raporton Seattle Weekly.
Kur Microsoft mori Skype për 8.5 miliardë dollarë, shumë parashikuan se Microsoft do të bënte diçka për të dëmtuar imazhin e Skype dhe tani ata mund të kenë prova