Microsoft me orë të mençur

New York, 8 maj - Një aplikim për patentim ka ekspozuar planet e Microsoftit për orën e saj të mençur.
Aplikimi i kompanisë në USPTO më 2012 me titullin Sistemi Informativ Personal i Veshshëm, Microsoft ka theksuar se si pajisja e saj të ketë ekran të vogël të ndashëm të ndërtuar për pajisja të ndryshme të ndërlidhura me fitnes.
Përderisa përdoruesit mund ta lidhin atë përmes një rripi për ta shndërruar atë në orë të mençur, entuziastët e sportit mund ta lidhin atë edhe me pajisje tjera fitnesi për të regjistruar progresin. Ora e mençur do të punojë ngjashëm me pajisjet tjera të mençura për fitnes, duke matur lëvizjet dhe të rrahurat e zemrës si dhe duke gjurmuar pozitën e përdoruesit përmes sistemit GPS.
Kompania ka sqaruar gjithashtu se si pajisja mund të përdoret edhe si pajisje për dëgjim të muzikës, si orë me alarm por edhe për të dërguar porosi dhe për të kryer telefonata. Tani që tregu i orëve të mençura po rritet vazhdimisht, kompani si Microsoft dhe Apple është pritur shumë moti që ti hyjnë këtij tregu.
Nëse kjo orë e mençur përfundimisht del në treg, pritet të ketë sistemin e vet operativ të bazuar në Windows OS për desktopë dhe Windows Phone.