Microsoft Lumia 640 me versionin me dy kartela dhe me ekran 5 inç
New York, 21 shkurt - Microsofti i cili me heret ka njoftuar se do të lansojë një telefon të ri në panairin e muajit mars, MWC, kanë nisur të publikohen specifikat për pajisjen e re.
Microsoft Lumia 640 pritet të vijë me versionin me dy kartela dhe me ekran pesë inç. Procesori i tij do të jetë Qualcomm Snapdragon 400.
Lumia 640 besohet të ketë 1GB RAM dhe tetë GB hapësirë të brendshme. Kamera e tij kryesore do të jetë 8.7 MP, ndërsa ajo ballore 0.9 MP.
Telefoni i ri i Microsoftit mund ta përkrahë rrjetin 4G. Për të spekulohet po ashtu se nuk do të ketë nevojë për kabllo që të mbushet me rrymë.
Microsoft Lumia 640 pritet të kushtojë 275 dollarë kur të lansohet.