22 Dhjetor 2024

Microsoft lëshon seritë Windows Phone 7 për celularët

SHBA, 2 mars - Microsoft ka lëshuar versionin e fundit të sistemit të tij të shfrytëzimit për telefonat mobilë, të quajtur seritë Windows Phone 7.

Programi ka një ndërfaqe përdoruesi të ri skicuar dhe ka të inkorporuar shumë nga shërbimet e Microsoft, si lojërat Xbox LIVE dhe shërbimin muzikor Zune.

Programi u prezantua në një ngjarje në Kongresin Botëror të Mobilëve në Barcelona. Sipas firmës kërkimore Canalys, programi i Microsoft aktualisht ka rreth 9% të tregut të telefonave të mençur.

Kjo e vendos atë të katërtin në tregun botëror pas Symbian, Rim (prodhuesit e Blackberry) dhe sistemit të shfrytëzimit iPhone të Apple. Sistemi i ri pason lëshimin e Windows Mobile 6.5 në Tetor 2009.

“Ky është padyshim një hap gjigand përpara”, i tha analisti Pete Cunningham i Canalys BBC-së. “Microsoft ka vuajtur shumë me Windows Mobile 6 dhe 6.5 dhe ka humbur pjesë nga tregu.”

Pavarësisht, tha ai, firma nuk mund të rrinte “në hijen e trofeve të saj”. “Edhe pse duket i mirë dhe konkurrues sot, firmat e tjera ende nuk i kanë hapur letrat e tyre.

“Ai nuk lëshohet për tetë apo nëntë muaj të tjerë dhe kjo është një kohë e gjatë në botën e celularëve.”

Për shembull, në më pak se 30 muaj Apple ka pretenduar 15% të tregut të telefonave të mençur, sipas grafikëve të Canalys, ndërsa sistemi Android i Google ka pretenduar 5% të tregut në vetëm dy vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)