23 Dhjetor 2024

Microsoft krijon një makinë përkthimi me saktësi njerëzore

New York, 16 mars - Studiuesit e Microsoft pretendojnë se kanë krijuar sistemin e parë të përkthimit të një makine që mund të përkthejë fjali nga kinezishtja në anglisht me saktësi të ngjashme me atë të njeriut.

Një ekip kërkuesish në laboratorët e "Microsoft"-it në Azi dhe ShBA njoftuan se sistemi i tyre i përkthimit ka arritur një inteligjencë njerëzore gjatë disa lloje testesh të zakonshme lajmesh.

Sipas studiuesve, ata dhanë prova se sistemi i ri mund të performonte po aq saktë sa njerëzit në përkthimin e një lajmi informativ nga kinezishtja në anglisht.

Kohët e fundit, studiuesit akademikë dhe të industrisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm për përkthime duke shfrytëzuar një teknologji të inteligjencës artificiale të quajtur "rrjete të thella nervore". Kjo ka bërë të mundur krijimin e përkthimeve në mënyre më të rrjedhshme dhe natyrale se sa qasja tradicionale e njohur si përkthimi statistikor me makinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)