Microsoft konfirmon mbylljen e dy fabrikave të celularëve në Kinë
Pekin, 27 shkurt - Personi përgjegjës i Microsoft-it të Kinës ka deklaruar për shtypin të enjten, se \"Microsoft\" do të mbyllë dy fabrikat e celularëve në Pekin dhe Dongguan, por ai nuk ka dhënë detaje mbi shkurtimet e vëndeve të punës.
Kohët e fundit, ka pasur raporte të medias që deklarojne mbylljen e dy fabrikave të celularëvë në Pekin dhe Dongguan, duke rrezikuar reduktimin e 9000 vënde pune.
Përfaqësuesi i Microsoft-it kinez tha se vëndimi për mbylljen e dy fabrikave do të ekzekutohet në tremujorin e parë të këtij viti dhe pajisjet do të transferohen në Hanoj të Vietnam-it.
Celularët e \"Microsoftit\" do të prodhohen në të ardhmen në Vietnam.