Microsoft fiton padinë në Kinë
Pekin, 30 prill - Microsoft ka korrur fitore në një gjykatë kineze lidhur me softuerin pirat i cili ishte përdorur nga një kompani lokale e sigurimeve, me të cilën gjë Microsoft ka fituar edhe një betejë më tepër në luftën kundër shkeljes së drejtave intelektuale në Kinë.
Gjykata në Shangai gjatë mesit të javës së kaluar ka marrë vendim që kompania Dazhong Insurance duhet të paguajë 320.000 dollarë amerikanë si dëmshpërblim për shfrytëzim të kopjeve ilegale të softuerit Microsoft, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kompania gjigante softuerike.
Dazhong ka shfrytëzuar 450 kopje ilegale të softuerit në kuadër të nëntë programeve të ndryshme të Microsoftit, përfshirë Windows XP e Microsoft Office, përfundon komunikata.