Microsoft do të promovojë filma dhe muzikë në Bing
SHBA, 25 qershor - Në mënyrë që Bing të bëhet më tërheqës, kompania amerikane e teknologjisë kompjuterike Microsoft, do të fillojë të promovojë filma, spote muzikore, lojëra dhe shfaqje televizive.
Përveç kësaj, kompania teknologjike gjigande amerikane, do të bëj që faqja të jetë më e lehtë për përdoruesit për të gjetur këngët e tyre të preferuara, filmat, shfaqjet televizive si dhe lojëra online.
Ky është një nga investimet më të mëdha që ne kemi ndërmarrë në fushën argëtuese. Bing do të ndërmarrë hapin e parë duke bërë vendin më tërheqës dhe më argëtues në mënyrë që tu mundësoj përdoruesve të shpenzojnë më pak kohë duke kërkuar dhe më shumë dëshirë për të parë. tha presidenti i Bing, Jusuf Mehdi.
Ndryshimi i Bing do të bëhet për të përmisuar rezultatet në kërkim të gjërave argëtuese, që mund të shihen në www.bing.com/entertainment. Përdoruesit e Bing mund të klikojnë për të gjetur tekstin e këngës së preferuar, videot dhe datat e koncertit.