Microsoft do të ndalojë përditësimin e Windows 7 në janar 2020
New York, 12 dhjetor - Microsoft-i do të ndalojë ofrimin e përditësimit për "Windows 7" në 14 janar të vitit të ardhshëm, njofton media kineze. Kompania është shprehur gjithashtu se do të ndalojë mbështetjen e "Office 2010" në të ardhmen e afërt.
Udhëheqësi botëror i softuerëve u ka dërguar njoftime përdoruesve të vet që nga prilli, duke thënë se ata duhet të përditësojnë programin e kompjuterave personalë të tyre, sipas raportit.
Njerëzit duhet të përdorin versionet e fundit të softuerit të kompanisë, si "Windows 10" dhe "Office 365", pasi ato janë më efikase dhe më të sigurta, theksoi nënkryetari i kompanisë Matt Barlow.