24 Dhjetor 2024

Microsoft do të blejë LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë

New York, 14 qershor - Gjiganti i softurëve Microsoft bëri të ditur se ka në plan të blejë rrjetin social LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë amerikanë, në kërkim të mundësive të reja të rritjes si kompani.

Marrëveshja pritet të përfundojë këtë vit. Microsoft, dikur gjiganti numër 1 i softuarëve për kompjuterë dhe sot një shumëkombëshe në fushën teknologjike me seli në Richmond, Uashington, do të blejë LinkedIn, me seli në Mountain View, Kaliforni për 196 dollarë për aksion në para.

Sipas CEO-s Satya Nadella, marrëveshja, më e madhja që prej marrjes së pozicionit të tij në fillim të 2014-s, do të bashkojë cloud-in më të madh profesional të botës me rrjetin lider në fushën profesionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)