Microsoft dhe Google kanë rënë dakord ti japin fund luftës ligjore
Prishtinë, 1 tetor - Microsoft-it dhe Google-i kanë rënë dakord ti japin fund luftës ligjore pesëvjeçare në lidhje me patentat.
18 padi janë ngritur mes dy gjigantëve të softuerëve, që lidhen me teknologjitë e përdorura te pajisjet mobile, rrjeti Wi-Fi dhe veçori të tjera.
Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar akoma, megjithatë në një deklaratë të përbashkët kompanitë njoftuan se do të bashkëpunojnë për përfshirjen e disa patentave të caktuara, shkruan Krokodili.com.
Mosmarrëveshjet mes dy gjigantëve të teknologjisë kanë filluar në vitin 2010, kur Microsoft-i akuzonte Google-in për përfshirjen e teknologjisë së saj te sistemi operativ Android.
Kjo marrëveshje tregon se kompanitë kanë filluar të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në fillim të këtij viti, Microsoft-i arriti një ujdi të ngjashme me Samsung-un, ndërsa këtë javë shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Kuk, njoftoi se do të nisë një bashkëpunim me Microsoft-in.