Microsoft arrin 800 milionë përdorues të "Windows 10"
New York, 10 mars - Kompania Microsoft njoftoi se sistemi i saj operativ "Windows 10" po operon tani në mbi 800 milionë pajisje aktive në mbarë botën, shifër kjo shumë pranë qëllimit për arritjen e 1 miliard përdoruesve.
Numri u publikua të enjten në rrjetin social "Twitter" nga një prej anëtarëve të kompanisë.
U deshën pothuajse 3 vjet dhe 8 muaj që "Windows 10" të arrinte 800 milionë përdorues pas daljes së parë në korrikun e vitit 2015.