26 Dhjetor 2024

MessageMe me 5 milionë përdorues për 75 ditë

New York, 24 maj - Teknologjia në ditët e sotme po ecën me hapa gjigantë ku rekordin e ri e ka arritur aplikacioni MessageMe, brenda 75 ditësh ka kaluar 5 milionë përdorues.

Burimet bëjnë me dije se biznesi i mesazheve në celular është tepër konkurrues.

Përdoruesit jo vetëm që kanë mundësinë e përdorimit të mesazheve nga operatorët e tyre, por kanë edhe mundësinë për të zgjedhur nga shërbime si WhatsApp, Viber, Google + hangouts, dhe shumë të tjera.

Ky aplikacion kaq i vizituar lejon njerëzit të dërgojnë foto, ‘doodles’, video, audio, muzikë dhe të dhëna të tjera.

Ndërkohë që këto tipare nuk janë veçanërisht të reja në hapësirën e mesazheve, është e qartë se MessageMe ka mbledhur shumë përdorues, pasi norma e rritjes është mbresëlënëse.

Kompania ka bërë me dije se kaq shumë përdorues që e vizitojnë aplikacionin MessageMe kanë arritur të dërgojnë 1 500 mesazhe çdo sekondë.

Ky shërbim i ri i quajtur MessageMe ka grumbulluar 5 milionë përdorues në 75 ditë, që nga lançimi në Android dhe iOS. Kompania ka deklaruar se ky është një sukses dhe pritshmëritë janë tejkaluar. Ky aplikacion do të jetë akoma më i suksesshëm në ditët në vazhdim, çdo sekondë që kalon numri i përdoruesve vazhdon të rritet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)