Mega Dotcom rekord përdoruesish në pak orë
New York, 22 janar - Faqja e re për shpërndarjen e dokumentave nga Kim Dotcom, mega.co.nz, në daljen e saj zyrtare ka njoftuar se tashmë ka arritur në 1 milion përdorues.
Gjatë fjalimit të tij, Dotcom ka dhënë disa porosi lidhur me internetin, duke deklaruar se interneti nuk i takon askujt, prandaj synimet e atyre që duan të dominojnë internetin janë kundër inovacionit dhe se këto tentativa duhet të ndalen, shkruan Portali Krokodili.
Vetëm një orë pas daljes, Mega ka arritur në 100 mijë përdoruesit e parë, për të arritur në një milion pak orë më pas.
Kërkesa për regjistrim ka qenë e jashtëzakonshme, duke bërë që disa prej përdoruesve të parë të mos mund të hynin në shërbim.