Më shume se 17 milionë postime në Twitter për debatin Clinton - Trump
New York, 10 tetor - Rrjeti social, Twitter, ka njoftuar se debati i mbrëmshëm presidencial ishte me më së shumti postime deri tash, pasi janë dërguar më se 17 milionë shkrime lidhur me duelin.
Twitter tha se pyetja për trajtimin e femrave nga ana e të nominuarit republikan për president, Donald Trump, ka dominuar në diskutimin online, raporton AP.
Pas debatit, kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, i ka fituar 25 mijë mbështetës të rinjë në Twitter, ndërsa Trump 16 mijë.
Tashmë, siç është bërë një lloj standardi, debatet kanë prodhuar krijimin e të ashtuquajturve hashtag.
Përgjigjet e Trumpit në pyetje janë përqeshur nën #MuslimsReportStuff dhe #LockerRoomTalkIn5Words.
Nga ana tjetër, kompania Google tha se pyetjet për faktet kryesore për zonjën Clinton silleshin rreth rastit Bengazi.
Për Trumpin, përdoruesit dëshironin të dinin më tepër për komentet e tij për femra.