Me Facebook bëhen dhe telefonata

Kaliforni, 7 prill - Ashtu sikur me Skype e Viber, edhe Facebook po ofron mundësinë e të bërit telefonata përmes internetit. Këtë version e ka përditësuar së fundmi.
Pavarësisht se u ble për 19 miliardë dollarë, WhatsApp, shërbimi popullor i chat-it, Facebook çon telefonatat në app Messenger.
Rrjeti social ka përshpejtuar në këtë mënyrë të rejat që në fakt duhet të na vinin nga WhatsApp brenda verës. Ndërkohë nga ana tjetër, rivali Twitter nuk rri duarkryq. Me përditësimin e app të videove Vine, ofrohet shërbimi i dërgimit të mesazheve dhe videove.