Më 26 shtator Iphone 6 do të dalë në shitje edhe në shtete të tjera
New York, 19 shtator - Apple prezantoi iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus më 9 shtator, dhe vetëm disa ditë më vonë kompania njoftoi se të gjithë klientët që duan të marrin një telefon të tillë duhet ta porosisin më parë në dyqanet përkatëse të kompanisë në internet.
Më 19 shtator do të fillojë tregtimi i iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në vende si SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Puerto Riko, Singapor dhe Britani. Kërkesat për këta telefona inteligjentë janë shumë të larta. Apple njoftoi se vetëm në 24 orët e para kishte shitur 4 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Më 26 shtator, vetëm një javë më vonë, Apple do të nisë shitjet në 22 shtete të tjera, si Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Irlandë, Ishujt Britanikë, Itali, Lihtenshtajn, Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Portugali, Qatar, Rusi, Arabi Saudite, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.