Me 24 tetor mbahet Software Freedom Kosova 2014

Prishtinë, 15 tetor - Datat 24-26 tetor janë të rezervuara për ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë Konferenca Software Freedom Kosova (Liria Softuerike e Kosovës) 2014.
Nën organizimin e FLOSSK-ut, një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura, dhe me përkrahjen e partnerëve, kjo konferencë vjen për herë të gjashtë në Prishtinë.
SFK14 për të 6-të herë me radhë, edhe këtë vit do të jetë vendtakimi i njerëzve të interesuar në softuerin e lirë, i folsëve atraktiv vendor dhe të huaj, i punëtorive interesante dhe vend ku do të gjenerohen ide të reja.
Folësit që do të prezentohen gjatë tri ditëve janë njerëz me dikim në fushen e teknologjisë. Pjesë e SFK-së këtë vit janë Glyn Moody, Thomas Uhl, Thomas Levine, Janis Janovskis, Ardian Gojani, Georges Labreche e shumë të tjerë.
Përveç ditës me prezantime, konferenca ka në program edhe dy ditë me punëtori për të zhvilluar aftësi konkrete teknike.
Regjistrimi online pa pagesë dhe i hapur për të gjithë për ditën e ligjëratave dhe punëtoritë, sipas zgjedhjes, dhe programi i plotë mund të gjëndet në faqen zyrtare të SFK14: http://sfk.flossk.org/sfk14.