23 Dhjetor 2024

Mbyllen web faqe Megavideo dhe Megaupload

Washington, 24 janar - Web faqet “Megavideo” dhe “Megaupload janë mbylluar dhe për arrestimin e themeluesit të sajteve Kim Schimitz u deshën 78 policë në aksion dhe dy helikopter.

Që prej disa ditësh në këto sajte nuk mund të shkarkosh më filma të muajve të fundit dhe as muzikë.

Vendimi u mor pasi Senati Amerikan vendosi se web faqet kishin shkelur ligjet në lidhje me të drejtën e autorit dhe piraterinë.

Por debati duket se shkon edhe më tej. Ashtu siç në sajtet Megavideo shihnin filma që ishin prodhuara nga autorë që s’kishin lejuar publikimin e tyre në këto sajte edhe në Facebook dhe Youtube ne shohim materiale apo postojmë video pa të drejtën e autorit.

Ky është rreziku që shohin ekspertët e internetit për sajtet kryesore, si Google, Facebook dhe Youtube.

Senati mund të marrë të njëjtin vendim edhe për Facebook, ku botohen me miliona shkrime gazetash apo pjesë librash që janë të mbrotjur nga e drejta e autorit. Po ashtu dhe në Youtube ku hidhen video dhe filma që gjithashtu mbrohen nga e drejta e autorit.

Frika e ekspertëve është se pas Megavideo dhe Megaupload është radha e mbylljes e Facebook, Google e Youtube.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)