21 Prill 2025

Mbyllën 400 web faqe të internetit

New York, 7 nëntor - Një faqe e paligjshme e internetit, që merrej me shitjen e substancave narkotike, e quajtur \'Silk Road 2.0\', është mbyllur së bashku me 400 web faqe të tjera, që besohet se janë marrë me shitjen e gjërave të paligjshme.

Një operacion i tillë i ndërmarrë nga Shtetet e Bshkuara dhe Bashkimi Evropian, konsiderohet si përparim në luftën kundër krimit kibernetik.

Agjensia policore e Evropës, ‘Europol’, thotë se ky operacion i ndërmarrë më 6 nëntor, përfshin edhe arrestimin e 17 personave.

Këto ueb-faqe ilegale janë marrë me shitjen e substancave narkotike, armëve, po ashtu kanë ofruar pamje të fëmijëve të abuzuar si dhe faqe për grupe ekstremiste.

Prej tyre më e famshmja ishte, Silk Road 2.0, e cila është marrë me shitjen dhe blerjen e substancave narkotike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)