Mbushës universalë për të gjithë telefonat
SHBA, 12 maj - Kompanitë udhëheqëse botërore telekomunikuese arritën marrëveshje për vendosjen e mbushësit universal për telefona i cili, përveç për telefonat celularë, do të përdoret edhe për aparate siç janë MP3 dhe tablet-kompjuterët, publikoi Shoqata Ndërkombëtare për Telekomunikime (ITU).
Kablloja e mbushësit do të mund të veçohet nga shtekeri dhe të përdoret për bartjen e të dhënave, me çka do të evitohej nevoja për kabllo të veçanta dhe do të zvogëlohen shpenzimet dhe sasia e mbeturinave.
Mbushësit e rinj do të mund të përdoren edhe për aparate siç janë fotoaparatet, dëgjuese celulare dhe pajisje për GPS. Marrëveshja është arritur fundjavën e kaluar, gjatë takimit në Gjenevë.