21 Prill 2025

Mbi 60 për qind e italianëve kanë linjë interneti

Romë, 21 dhjetor - Italianët gjithmonë e më shumë po qëndrojnë të lidhur me internetin, sipas studimeve të kohëve të fundit. Përgjatë vitit 2013, 60,7 për qind e italianëve janë shprehur se kanë linjë interneti në banesat e tyre, krahasuar me 55,5 për qind që ishte shifra në vitin 2012, sipas Institutit Italian të Statistikave, ISTAT.

Numri i italianëve, të cilët kanë të paktën një kompjuter në shtëpitë e tyre, ka arritur në 62,8 për qind, nga vetëm 59,3 për qind që rezultonte një vit më parë.

Rreth 15,14 milionë banesa janë të lidhura me një linjë interneti, 14,9 milionë banesa kanë lidhje \'\'broadband\'\' me internet.

Por telefonat celularë vazhdojnë të dominojnë në Itali, duke qenë se janë të pranishëm në të paktën 93,1 për qind të banesave në të gjithë vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)