Mbi 50 miliardë kërkime në muaj bëhen nga telefonët
New York, 12 tetor - Google vazhdon të ketë një betejë ndaj konkurrentëve që përdoruesit e smartphone-ëve të përdorin web, por të dhënat e fundit tregojnë se po bëhet progres.
Zv.presidenti i kërkimeve në Google, Amit Singhal thotë se sot më shumë se gjysma e 100 miliardë kërkimeve në muaj në të gjithë botën bëhen nga telefonët. Singhal, quan telefonë të gjitha pajisjet që kanë ekranin më të vogël se 6 inç.
Për herë të parë ne po marrim më shumë kërkimet nga telefonat se nga kompjuterët, thotë Singhal. Matja është domethënëse pasi Google po përballet me Facebook the Apple për mënyrën e lundrimit në internet.
Facebook është rritur fuqishëm duke krijuar një farë one stop ship për gjithçka që ju duhet në internet. Kështu që nuk do të kishte arsye të përdorje Google Search nëse Facebook ju jep gjithçka nëpërmjet algoritmeve.
Apple nga ana tjetër, do të pëlqente që njerëzit të përdornin aplikacionet për një arsye të thjeshtë. 30% e të gjithë të ardhurave që gjenerohen nga iOS dhe përfitimet nga përdorimi i aplikacioneve vlen edhe për shërbimin e saj të reklamave.