Mbahet konferenca e parë rajonale për siguri kibernetike
Prishtinë, 21 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Stefan Çipo, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputet, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektor të universiteteve, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.