27 Dhjetor 2024

Mbahet konferenca e parë botërore e internetit

Wuzhen, 20 nëntor - Qeverisja e përbashkët dhe siguria kibernetike po kryesojnë axhendën e 'Konferencës Botërore të Internetit' që po mbahet në Wuzhen të Kinës këtë javë.

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili momentalisht ndodhet për vizitë shtetërore në hemisferën e jugut, i dërgoi një letër përshëndetëse konferencës, ku bën thirrje për bashkëpunim më të gjerë ndërkombëtar për të mbështetur sigurinë kibernetike.

Kreu i Administratës së Internetit të Kinës, Lu Wei bëri thirrje për konsensus.

\"Le të shkojmë drejt konsensusit. Ne duhet të forcojmë komunikimin, të gjejmë pikat e përbashkëta për të krijuar një sistem shumëpalësh, demokratik dhe transparent ndërkombëtar të qeverisjes së internetit. Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një hapësirë kibernetike të qetë, të sigurtë dhe bashkëpunuese.\"

Konferenca po ndiqet nga mijëra të pjesëmarrës nga mbi 100 vende dhe rajone të botës. Themeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma është një prej tyre.

\"Unë besoj se interneti i Kinës jo vetëm që ka ndikuar thellësisht aspekte të shoqërisë dhe ekonomisë, por gjithashtu Kina po praktikon zhvillimin e internetit rreth e përqark botës dhe gjithashtu ka krijuar një vlerë unike për zhvillimin e internetit të botës.\"

Drejtues ekzekutivë nga firma si Apple, Amazon, Google dhe Facebook po marrin gjithashtu pjesë në këtë konferencë, e cila do t\'i mbyllë punimet të premten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)