23 Dhjetor 2024

MAShT promovoi Udhëzuesin për mbrojtjen e fëmijëve në internet

Prishtinë, 21 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë në promovimin e Udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve në internet  “Udhëtimi nëpër internet”, në kuadër të shënimit të 27 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Ky Udhëzues është material edukativo- arsimor i dedikuar për nxënësit e klasave 3-5.

Ministri Bajrami, me këtë rast është shprehur se, ndjehet mirë që sot ka rastin të promovojë një doracak që i dedikohet shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijëve tanë, e që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga përmbajtjet e panevojshme, në rrugëtimin e tyre në internet.

Ministri Bajrami vlerësoi se, rreziqet që sjellë përdorimi i internetit janë shqetësim global, duke ditur se po jetojmë në kohën e promovimit të teknologjive të reja dhe të mësimit digjital, ku fëmijët kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe interneti po shndërrohet në mjet mësimor.

“Përmes internetit, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës mendon të realizojë projektin e shkollave digjitale. Kalimi nga shkolla klasike në një shkollë digjitale dhe moderne do të bëhet me një tranzicion të kujdesshëm. Ministria e Arsimit do të krijojë edhe mekanizma mbrojtës, sidomos nga viti i ardhshëm kur ne do të promovojmë edhe e-portalin. Ne do të kujdesemi që dritarja e parë e udhëtimit në internet të jetë e mbrojtur dhe të ofrojë një edukim pozitiv, në mënyrë që interneti vërtetë të jetë një mjet mësimor për edukim pozitiv”, është shprehur ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, përmes këtij doracaku që MAShT po promovon sot, tregohet mënyra më e mirë se si të udhëtojmë në botën e internetit, në botën e mediave dhe teknologjive bashkëkohore, në mënyrë që kjo të rezultojë me një mësimdhënie më cilësore, më argëtuese dhe me një kreativitet tek të rinjtë.

Ministri Bajrami ka folur edhe për Startegjinë për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet dhe Projekligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku një segment i veçantë do t’i kushtohet kësaj çështje, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit prind- mësimdhënës, sa i përket mbrojtjes dhe efekteve anësore të internetit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)