Mark Zuckerberg me një llogari në Google+
New York, 2 korrik - Ju mund të keni menduar se Mark Zuckerberg do të ishte personi i fundit që ka një llogari në rrjetin social të Google-it, Googgle+.
Por vetëm disa ditë pasi gjigandi i kërkimit zbuloi rrjetin e tij social, biznesmeni miliarder duket se ka adresën e tij. Me një biografi të shkurtër si \"Unë i bëj gjërat\", ndoshta ka dashur të kontrollojë konkurrencën.
Megjithatë ka më shumë mundësi që llogaria të jetë e rreme, dhe është vendosur në Google+ për të vënë në lojë krijuesin e Facebook.
Mbi të gjitha, ai duhet ta mbajë nën vëzhgim Google+, i cili ka marrë reagime të mira që kur u zbulua të martën. Shërbimi u bë shumë i njohur dhe është ndaluar vetëm 6 orë pasi u lëshua ngaqë shumë njerëz donin t′i bashkoheshin shërbimit të ri.
Me mijëra përdorues të internetit u ftuan për të përdorur Google+, por gjigandi i kërkimit ka pranuar se kjo ishte ndaluar shumë shpejt për shkak të kërkesave të shumta.