Marissa Mayer ka marrë 1.2 dollarë milionë bonus në Yahoo
New York, 9 mars - Marissa Mayer ka marrë $1.2 milionë bonus në Yahoo pas vetëm gjashtë muajsh si shefe ekzekutive e kompanisë, sipas një rregulloreje.
Mayer, i cili e nisi punën në Yahoo si shefe ekzekutive në korrikun e kaluar, duhej të merrte $2 milionë bonus, në qoftë se zgjidhte disa probleme të caktuara të performancës së kompanisëm shkruan portali teknologjik krokodili.com.
Siç është raportuar edhe më parë, Mayer merr një pagë vjetore prej $1 milion, por mund të fitojë deri në $50 milionë në kompensime të përgjithshme, përfshirë aksionet, nëse qëndron me kompaninë për pesë vjet.
AllThingsD raporton se, pagesa është një avantazh për Yahoo pasi aksionet e kompanisë janë rritur me rreth 50% që kur Mayer filloi punë. Mayer gjithashtu ka ngjallur një interes të fortë te shtypi.