Makina Apple, me vizion të madhë për të ardhmen

New York, 5 dhjetor - Apple është sot i pranishëm në të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë duke filluar nga kompjuterët, Iphon-et, tabletët dhe pajisjet e mençura, sistemet operative të cilat kanë pushtuar botën.
Apple bazuar në disa studime shihet qartë se po pretendon edh tregun e automobilave në të ardhmen, prandaj nuk është edhe larg koha kur do të udhëtojmë me makinë- mollë e të ndihmohemi nga këto sisteme të mençura sikurse telefonat tonë Apple.
Ambiciet e tyre i nxjerre në pah Shane Baxley nga Art Center College of Design në Pasaden (Kaliforni) i cili shpjegon se hyrja e Apple-s.në autoindusti është një kahje e duhur për tu orientuar.
Ai projektoi dhe disejnoi auto-sharing servil, shërbim i së ardhmes, posaçërisht për nevojat e Apple-it, të cilin e emëroi shumë thjeshtë iGo. Ky shërbim përbëhet prej tre automobilave të pavarur elektrik ndërsa më i thjeshti është iMe, automobil ultrakompakt për një udhëtar.
Aty nuk mungon edhe automjeti iËe i cili do të duhej ti ofronte komoditet për një familje në relacione të gjata dhe iUs, i cili është version i iËe me ulëse vetëm për dy udhëtarë me komoditet dhe hapësirë më të madhe.
Të tre këto automjete janë të integruar në Apple Cloud, rrjeti që në të ardhmen do të duhet të monitoroj 75 për qind të këtyre mjeteve, duke ju mundësuar autonomi të plotë por gjithmonë duke ofruar udhëtim të sigurt dhe emision zero të lirimit të gazrave të dëmshëm.
Secila nga to është e disenjuar në bazë të përdorimit të saj: i Me urban mundë të kaloj deri 50 kilometra me një rimbushje me rryme, ndërsa i Ëe është dedikuar auto rrugëve me një mbushje mund të kaloj deri 500 kilometra, e ai iUs mundë të arrijë deri 300 kilometra
Konceptetet i Ëe dhe i Us shfrytëzojnë Tesla-liton-jon bateri të cilat janë të lehta e që kontribuojnë në peshë të vogël të mjetit, ndërsa elektromotori i mundëson iËe përshpejtim nga 0- 100 km/h për vetëm 5 sec.
Ky është një projekt shumë interesant, i cili do të mundësonte një botë të pastër , komunikacion të sigurt dhe një jetë shumë të qetë e të mbetemi me shpresë se në një të ardhme mund ta shohim edhe në realitet.