Lojërat kompjuterike krijojnë varësi
Gjenevë, 7 dhjetor - Lojërat kompjuterike krijojnë një varësi të rrezikshme dhe përmbajnë mekanizma të fuqishëm psikologjikë të dizenjuara qe perdoruesit të luajnë pa kontroll, zbulojnë shkencëtarët.
Fjala është për teknikën e bazuar në eksperimentin me minjtë nga viti 1950, ku brejtësit erdhën te ushqimi duke shtyrë levën.
Kjo i inkurajoi të përsërisin këtë sjellje, dhe ku u shpërblyen. E njëjta teknikë është përshtatur për përdorimin e lojërave kompjuterike dhe ekspertët kanë frikë se ajo krijon varësi, njoftojnë mediat britanike.
Lojërat online, të cilat i mundësojnë njerëzve të luajnë me njëri tjetrin apo njëri kundër të tjerëve përmes rrjetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka përshkruar si kërcënim serioz për shëndetin mendor të evropianëve të rinj.