Loja më e kërkuar në facebook
San Francisko, 23 mars - Në mesin e 375 milion përdoruesve që luajnë në facebook, loja Candy Crush është klasifikuar si më e kërkuara. Sipas asaj që u tregua për Facebook në Game Developers Conference (konferenca e krijuesve të lojërave) në San Francisko, janë miliona përdorues që luajnë përmes rrjetit social.
Më konkretisht, rreth ¼ e përdoruesve aktivë të Facebook, thënë ndryshe 375 milionë persona, luajnë të paktën një herë në muaj nëpërmjet platformës sociale. Lojërat më të preferuara i kryeson Candy Crush, pasuar nga lloje të ngjashme.
Por nuk mund ta harrojmë kohën e Farmville, që u mbushi mendjen miliona përdoruesve të Facebook të shndërrohen në fermerë virtualë.
U provua se përdoruesve të rrjetit social, përveç postimeve apo një Like të dhënë shpesh, u pëlqen shumë edhe të luajnë online.