Lockheed Martin shpalos teknologjinë më të fundit
New York, 7 nëntor - Roboti i quajtur Sprokit, ishte prezantuesi kryesor i panairit i cili argëtonte vizitorët dhe u jepte informacione.
Ndërsa në këtë sferë, një njeri i pajisur me kufje dhe ekran mund të lëvizë në një Afganistan virtual.
Pol Mondej, inxhiner i firmës Lockheed Martin, merret me prodhimin e sistemeve të tilla.
Me kthimin e kokës ndryshon edhe pamja. Ndjehesh sikur të ishe vërtet në Afganistan.
Inxhinieri thotë se ushtria mund ta përdorë këtë novacion për testime mjekësore: për të identifikuar probleme fizike para se një ushtar të dislokohet në një terren të ashpër.
26 vjeçarit Kris Spensi, i rritur me lojra elektronike, këto sisteme i japin kënaqësi.
Padyshim, që është për punë por sisteme të tilla janë zbavitëse.
Demostruesi i sistemeve të firmës Lockheed Martin thotë se ky program mund të përshtatet për trajnime të ndryshme.
Ekrani tregon një automjet tokësor, por aftësitë e programit na lejojnë të shkojmë kudo, të trajnojmë në disa fusha.
Këto sisteme të realitetit virtual shkojnë përtej trajnimit, thotë zonja Paskal Rondo e firmës Lockheed Martin.
Modeli prapa meje është një avatar në botën virtuale. Detyra e tij është të kontrollojë remontin e një mjeti ajror.
Ajo thotë se sistemi i ndihmon inxhinierët të gjejnë defektet para se të ndërtohet mjeti ajror.
Po reduktojmë koston e përgjithëshme të produktit duke e ndërtuar siç duhet qysh në fillim, para se të presim ndonjë metal.
Por jo gjithçka në panair ishte virtuale. Kjo veshje skeleti, e quajtur HULC, mundëson mbajtjen në kurriz të më shumë se 100 kilogramëve pa problem.
Ish astronauti Rik Hiib, zëvendës president i Lockheed Martin, spjegon funksionimin.
Ka motor, bateri dhe sistem hidraulik që ndjen lëvizjet, i parashikon dhe jep ndihmën e vet.
Planet ambicioze të NASË-s për dekadat e ardhëshme, përfshijnë përdorimin e raketave të mëdha për të dërguar njerëz në asteroidë, të simuluar këtu nga kabina e këtij mjeti ajror.
Por Rik Hiib thotë se NASA ka nevojë edhe për teknologji të tjera, dhe adaptimin e teknologjive të përdorura nga ushtria apo sektori privat .
Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, po parashikojmë aktivitete të vogla të teknologjive të larta dhe po përqendrohemi në gjetjen e përdorimeve të reja për të plotësuar më shpejt synimet e NASË-s dhe me kosto më të vogël në të ardhmen.
Zoti Hiib thotë se realiteti i tkurrjes së buxhetit federal e bën edhe më urgjente uljen e kostos.