25 Dhjetor 2024

Lloje të reja të televizioneve HD

Bruksel, 14 prill - Televizioni është bërë pjesë e jetës së përditëshme por mënyra se si shikohet televizor ka kaluar permes një rruge të gjatë duke filluar nga aparatet bardh e zi.

Në ditët e sotme tregjet po përjetojnë një vërshim produktesh të reja. Falë teknologjisë së re, kompanitë prodhuese po ofrojnë një standard të ri përsa i përket cilësisë së figurës.                                                                 

Pjesa dërmuese e aparateve televizive HD ofrojnë imazhe prej afro 2 megapiksel. Por së  shpejti në treg do të shohim aparate televizive prej 8 megapiksel.

Të njohur si Ultra HD, televizionet e reja janë prodhim i firmave të njohura që shumë shpejt mund të pushtojnë tregun. Ato ofrojnë figurë të një cilësie të paparë, qartësi dhe detaje. Scott Cohen i kompanisë Samsung shpjegon.

“Ky televizion Ultra HD 85 polç me ndriçim nga brenda që i përshtatet mjedisit, ofron kontrastin më të mirë, figurën më të mirë dhe qartësinë më të mirë.”  
 
Tani për tani, nuk ka shumë video të filmuara në atë rezolucion. Faktikisht, qartësia më e madhe që ofrojnë kanalet televizive është 1080 pixel apo sa gjysma e televizioneve të reja Ulta.

Tjetra kompani prodhuese nga Koreja e Jugut, LG nxori linjën e re 3D në muajin mars që fillimisht e paraqiti në Panairin e Elektronik për Konsumatorët. Kompania po zbaton një teknologji të re që lejon prodhimin e aparateve 5 polësh të lakuar.

Peter Hollenhorst është me kompaninë LG.
 
“Gjëja më e madhe që kemi parë për shumë vite në panair është të qënurit i madh, i shpejt dhe i hollë.  Folëm për teknologjinë Oled, stilin, konstruksionin dhe për novacionet.”
 
Teknologjitë e reja të ofruara nga kompani si Samsung dhe LG janë ngacmuese për publikun por shumë të kushtueshme.

Por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi përvoja ka treguar se çmimet për teknologjinë bien shpejt pasi kompanitë e tjera nxjerrin prodhime të ngjashme, duke krijuar konkurrencë për tërheqjen e konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)