25 Dhjetor 2024

Liria në Internet shënon rënie

New York, 28 tetor - Liria në Internet përsëri ka shënuar rënie, thuhet në raportin e fundit të ogranizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bshkuara.

Kjo organizatë në raportin e publikuar sot, thekson se për të pestin vit me radhë ka dokumentuar rënie në lirinë e Internetit, pasi më tepër qeveri i censurojnë informacionet me interes për publikun, derisa e zgjerojnë mbikëqyrjen dhe i godasin mjetet e ruajtjes së privatësisë.

“Qeveritë po u bëjnë presion në rritje individëve dhe sektorit privat për t’i hequr ose fshirë përmbajtjet ofenduese, duke u mbështetur në bllokim dhe filtrim”, tha Sanja Kelly, drejtoreshë e projektit Liria në Rrjet në Freedom House.

Njëherësh, mjetet madhore për sigurimin e lirisë së shprehjes ishin subjekte të kufizimeve.

Sipas raportit, Kina është abuzuesi më i keq i lirisë së Internetit, ndërsa pas saj radhiten Siria dhe Irani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)