23 Dhjetor 2024

Liria e internetit shënoi rënie për të gjashtin vit radhazi

Gjenevë, 16 nëntor - Organizata Freedom House njofton se liria e internetit në nivel global shënoi rënie për të gjashtin vit radhazi.

Organizata e pavarur që punon për zgjerimin e lirisë dhe demokracisë ka gjetur se monitorimi nga qeveria i mediave sociale dhe platformave të tjera të shkëmbimit të mesazheve ishte në rritje mes qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të këtij viti.

Në dy vitet e fundit, mbikqyrja e internetit ka kaluar nga kontrolli i fshehtë në represion të hapur dhe madje edhe arrestime.

Raporti “Liria e Internetit 2016” thotë se përdoruesit e internetit në Estoni, Islandë dhe Kanada gëzojnë liri dhe mbrojtje më të madhe të privatësisë. Abuzimet më të mëdha të lirisë në internet u regjistruan sërish në Kinë, e cila u pasua nga Siria, Irani, Etiopia, Uzbekistani dhe Kuba. Adrian Shahbaz, Organizata “Freedom House”.

\"Ajo që vendet si Kina dhe Irani kanë të përbashkët është përpjekja për të kontrolluar internetin brenda vendeve të tyre, dhe unë mendoj se Rusia po shkon në drejtimin e njejtë, që është një veprim shumë shqetësues.\"

Rusia kohët e fundit ka dhënë dënimin e parë maksimal me burg, të bazuar në ligjet e saj të anti-ekstremizmit, për një fjalim jo të dhunshëm politik, dhe ka miratuar një numër ligjesh që kufizojnë privatësinë dhe lirinë e fjalës.

\"Ligji për të dhënat filloi të zbatohej në vitin 2015 dhe ka patur një efekt shumë negativ mbi bizneset që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Rusi dhe mbi privatësinë e përdoruesve në Rusi, sepse tani të gjitha të dhënat e përdoruesve duhet të ruhen në Rusi. \"

Organizata “Freedom House” vlerëson se edhe Ukraina nuk ndodhet në një pozitë më të mirë se Rusia.

\"Në Ukrainë, për shembull, kemi parë disa nga arrestimet e para dhe madje edhe dënime me burg të përdoruesve të internetit që kanë bërë aktivizëm për kauza politike në një mënyrë të padhunshme dhe janë dënuar në bazë të ligjeve të ekstremizmit\".

Shtetet e Bashkuara, një mbështetëse e madhe e demokracisë dhe lirisë së fjalës, renditet në vendin e katërt në mbrojtjen e privatësisë.

\"Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e katërt për shkak të miratimit të ligjit të njohur si“Akti i Lirisë”, i cili vendosi disa kufizime në mbledhjen masive të tabulateve. Në vitet e mëparshme kemi pasur rënie në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të programeve sekrete që tregonin për shkallën e monitorimit të internetit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA. Ajo që ndodhi këtë vit ka qenë shumë e rëndësishme, sepse ishte hera e parë që Kongresi miratoi kufizime në aktivitetet e NSA-së.\"

Freedom House thotë se vetëm rreth dhjetë vende të tjerajanë përmirësuar që nga qershori i vitit të kaluar, ndërkohë që liria e internetit ka rënë në më shumë se gjysmën e 65 vendeve të anketuara, që përfaqësojnë rreth 90 për qind të përdoruesve të internetiti në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)