23 Dhjetor 2024

Liria e internetit po përkeqësohet në të gjithë botën

New York, 15 nëntor - Në të gjithë botën, liria e internetit po përkeqësohet, ku disa qeveri kanë bllokuar shërbimin e internetit për celularët, duke kufizuar transmetimin e drejtpërdrejt të videove dhe duke përdorur një ushtri dixhitale të komentuesve pro-qeveritarë.

Këto janë disa nga gjetjet e raportit të fundit “Liria në Internet 2017”, të organizatës “Freedom House”, e cila vëzzhgon nivelin e demokracisë dhe lirisë në mbarë botën.

Sipas raportit, i cili mbulonte periudhën qershor 2016 - maj 2017, rreth gjysma e 65 vendeve të vlerësuara, që përfaqëson rreth 87 për qind të të gjithë njerëzve me qasje në internet në mbarë globin, panë një rënie të lirive të tyre në internet. Ukraina, Egjipti dhe Turqia patën një përkeqësim më të dukshëm të lirive në internet brenda një viti. Kina mbetet abuzuesi më i keq në botë i lirisë në Internet, e pasuar nga Siria dhe Etiopia, thuhet në raport.

Sanja Kelly, drejtore e projektit “Liria në Internet” në organizatën Freedom House, tha se rënia e lirive të internetit ka përkuar me rritjen e qasjes në internet në mbarë botën dhe njerëzit gjithnjë e më shumë po kthehen nga interneti për të nxitur reformat demokratike dhe të drejta më të mëdha njerëzore.

"Një nga arsyet pse po shohim kufizime më të mëdha është pikërisht sepse disa nga drejtuesit në vendet autoritare, në veçanti, kanë kuptuar fuqinë e internetit dhe po përpiqen të dalin me metoda krijuese për ta shtypur atë," tha zonja Kelly.

Deri pak kohë më parë, disa qeveri në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës nuk i kushtonin shumë vëmendje Internetit, duke u fokusuar në mediat tradicionale, si transmetimet në telivizion ose radio. Sipas zonjës Kelly, ky fokus po ndryshon në një kohë kur interneti po shtrihet në 20 deri 30 për qind të popullsisë.

"Papritmas qeveritë kanë filluar ta kuptojnë ndikimin e internetit dhe ne kemi filluar të shohim veprime propagandistike," tha ajo.

Vendet si Zambia dhe Gambia kanë bllokuar qasjen në internet për telefonat celularë, veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve.

"Bllokimi i internetit për celularët është një masë kufizuese e hapur. Ky është një sinjal se qeveria është e gatshme të marrë veprime kufizuese në një nivel më të lartë".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)