LinkedIn akuzohet se hakon e-mailet e përdoruesve
New York, 30 shtator - Një grup i përdoruesve të rrjetit social për profesionistët, LinkedIn, e kanë paditur faqen nën dyshimet se LinkedIn është duke i hakuar e-mailat e tyre si përdorues.
Në padinë, e cila është dorëzuar në gjykatën e San Jose-s në SHBA, përdoruesit e akuzojnë rrjetin social LinkedIn se është qasur në e-mailat e tyre, për ta marrë listën e kontakteve dhe dërgimin e e-mailave spam, në emrin e tyre.
Në padi thuhet se LinkedIn mund të shkarkojë këto adresa pa kërkuar asnjë fjalëkalim për llogaritë e e-mailave të jashtëm, apo pa kërkuar asnjë aprovim nga përdoruesi.
Megjithatë, LinkedIn i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur ato të pabaza dhe u zotuar se do ti luftojë këto pohime shumë seriozisht.